Report Tv tregoi kaosin, ARRSH vendos 3 tabela hyrje në Tiranë! Tabelat e gabuara te ish-Dogana çorientuan shoferët

Për të tretën ditë radhazi, edhe këtë të mërkurë, qytetarëve iu desh që të presin mes kaosit në zonën e ish-Doganës për t'u futur në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ndoqi edhe sot situatën e trafikut në këtë zonë, ku duket se të gjithë problematikën në mosorientimin e shoferëve e shkakton mungesa e sinjalistikës, pas hapjes së tunelit numër 5.

Pas insistimit të Report Tv për të zgjidhur situatën kaotike në nyjën hyrëse të Tiranës tek ish sheshi 'Shqiponja', Autoritetin Rrugor Shqiptar ka vendosur tre tabela orientuese. Tashmë pritet që trafiku në këtë zonë të përmirsohet.

Nga Kthesa e Kamzës në drejtim të zonës së Astirit, situata paraqitej mjaft problematike, ndërsa kishte edhe automjete që kryejnë manovra të rrezikshme pasi ngatërrojnë rrugën dhe kthehen mbrapsht.

Pas tre ditësh, për lehtësimin e trafikut, sot ka shkuar edhe një patrullë policie, që po i tregojnë qytetarëve se nga duhet të kthejnë. Po ashtu u shtuan edhe dy tabela, por duket se nuk po ndihmojnë në orientimin e shoferëve, për shkak të vendosjes gabim të tyre.

Kjo u konfirmua edhe nga kreu i ARRSH, Ervis Berberi, gjatë një komunikim me gazetarin Rusta, i cili ka deklaruar se tabela do të hiqet për 5 minuta për t'u vendosur atje ku duhet, por ende askush nuk ka shkuar për të rregulluar këtë gabim.

Hapja e tunelit numër 5 pak ditë më parë krijoi gjithë këtë problematikë, duke ngatërruar qytetarët, të cilët nuk dinë më se ku të hyjnë dhe të dalin për të arritur në destinacionet e tyre. Për të shkuar në qendër, qytetarët duhet të kthehen djathtas, e ndërsa për të ikur në ‘Astir’ duhet të kalojnë në tunel, ndërkohë që më parë ka qenë e kundërta.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
Pas shqetësimit të ngritur në Report Tv, shkon në 3 numri i tabelave të vendosura tek tuneli në hyrje të Tiranës

Pas shqetësimit të ngritur në Report TV duke përcjell atë çfarë shoferët hasnin prej ditësh si problem me orientimin dhe mungesën e tabelave, është shtuar edhe një tabelë tjetër. Sot më 8.9.2021 ardhja nga Durrësi ose Kamza drejt Tiranës orientohet nga tre tabela. Një e madhe në dishezën e autostradës (mbikalimi) dhe dy mesatare që tregojnë, Qendër-Laprakë në të djathtë, Astir-Pallati me Shigjeta Elbasan në të majtë nëpërmjet tunelit nr.5

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 08/09/2021 16:12

    U bene vertet 3 dite por dhe drejtuesit e mjeteve nuk e dine akoma????? Majtas Astiri dhe djathtas Qender ?!?! Kaq e veshtire eshte per ta kuptuar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë