Krahas punës për rikontruksionin e godinave të studentëve dhe përmirësimin e kushteve në konvikte, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe për rehabilitimin e mjediseve të jashtme. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit kanë realizuar rehabilitimin e lulishtes tek Godina nr.1 e Konvikteve të Mjeksisë.
Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, u sistemuan terrenet jashtë godinave studentore, si dhe u plotësua hapësira përreth me stola dhe kosha.
Sakaq, vijon puna për të përmirësuar kushtet në konvikte, në mënyrë që studentët të kenë kushte sa më mira dhe komode.