Vijon puna në Tiranë, rrjet i ri ujësjellësi për banorët e rrugës 'Ramiz Zakja'

Vijon puna në Tiranë, rrjet i ri ujësjellësi për banorët e rrugës 'Ramiz Zakja'

Banorët e Njësisë 3 në kryeqytet, përballë Maternitetit të ri, nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Gjatë këtyre ditëve të nxehta të korrikut, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka vijuar punën për investimin në rrjetin e shpërndarjes në rrugën "Ramiz Zakja", një investim nga i cili përfitojnë dhjetëra familje.

Ky investim i ri i Bashkisë së Tiranës, tashmë është pjesë e rrjetit shpërndarës, i cili ka rritur ndjeshëm sasinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Krahas zgjerimit të hartës së zonave me furnizim me ujë të pijshëm, UKT ka ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit duke iu përgjigjur në kohë të shpejtë çdo shqetësimi të qytetarëve të krijuar në çdo cep të Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim