Shembjet në Rrugën e Kombit vazhdojnë, ndërkohë që është rritur ndjeshëm rreziku për aksidente si pasojë e këtyre shembjeve.

Pas shembjeve masive në aksin Kukës-Fushë-Dukagjin, në zonën e Kukësit, rrëshqitjet kanë filluar edhe në zonën e Mirditës, madje në këtë të fundit situata paraqitet edhe më e rëndë.

ARRSH: Kemi marrë masa për menaxhimin e trafikut
Sërisht ka ndodhur rrëshqitje masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit. Në vendin e quajtur Kolsh 7 km nga Kukësi ka ndodhur një shkarje masive qe ka bllokuar njërën korsi të rrugës.

ARRSH në bashkëpunim me Drejtorinë e Rajonit Verior dhe Drejtorinë e policisë së qarkut Kukës ka marrë masa për menaxhimin e trafikut dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme.

Kalimi bëhet në një korsi dhe janë marrë masat për ndërhyrjen dhe heqjen e masës shkëmbore.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes me respektimin e sinjalistikës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)