Vijon rënia e gurëve në Torovicë, shkëputet masivi shkëmbor në aksin Bolldrë-Torovicë

Vijon rënia e gurëve në Torovicë, shkëputet masivi shkëmbor në aksin Bolldrë-Torovicë

Pamje nga vendngjarja

 

Një gur i përmasave të mëdha, ka rënë gjatë pasdites së kësaj të shtune në aksin rrugor Balldre-Torovicë, në Lezhë.  Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Siç e dimë prej kohësh situata e rënies së gurëve në këtë zonë është alarmante. Ndërkohë, deri tani  nuk është marrë asnjë masë për të frenuar fenomenin që po rrezikon çdo ditë jetë njerëzisht.

Ndërkohë, burime për Report Tv mësuan se është vështirësuar për momentin njëri kah i lëvizjes së automjeteve, ndërkohë që banorët prej kohësh ndihen të rrezikuar nga ky fenomen.

Prej më shumë se një viti si pasojë e rënies së gurëve situata në Torovicë është mjaft problematike, ndërsa 1 vit më parë humbën jetën tre persona pasi makina në të cilën udhëtonin u godit nga një gurë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb