Vijon shpërndarja e ndihmave në Dajt, Veliaj: Jemi pranë çdo të moshuari, përmes rrugës së Arbrit përfiton e gjithë zona (VIDEO)

Në një ditë fundjave, Dajti do të ishte plot me vizitorë vendas dhe të huaj, jo vetëm për bukuritë pafund që i ka falur natyra zonës, por edhe për ushqimet tradicionale dhe mikpritjen.

Sipas zyrës së shtypit, kryebashkiaku Erion Veliaj ishte dje në familjet e Kujtim Lilës, Ahbim Ahmetajt, Maliq Tarjes, Bujar Lilës e Zyhdi Ahmetajt në Dajt, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Veliaj tha se falë skemës së patronazhimit, është arritur shpërndarja e ndihmave në të 27 njësitë administrative, edhe tek ato më të largëtat.

“Sistemi me 27 administratorët, kryepleqtë dhe ndërlidhësit ka ecur shumë mirë, kemi qenë pranë çdo të moshuari. Kurse rrjeti i vullnetarëve që u bën pazarin apo u blen ilaçet”, tha ai.

Teksa i garantoi për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti menjëherë sapo të kalojë kjo pandemi, kryebashkiaku Veliaj tha se e gjithë zona do të përfitojë edhe nga rruga e Arbrit.

Ai theksoi se krahas rrugës nacionale, do të bëhen edhe një sërë investimesh të rëndësishme në rrugë dytësore.

“Nga rruga e Arbrit, rregullohet edhe rruga e Tufinës, që i jep edhe zhvillim gjithë zonës. Të mbarojë edhe rruga e Arbrit dhe do të bëjmë degëzimet. Njerëzit duhet ta kuptojnë se në momentin që jemi në emergjencë, si prej tërmetit, si për këtë, shumë prej parave që i kishim për investime, i kemi çuar për ushqime”, tha kreu i Bashkisë.

Bashkia e Tiranës ka ngritur grupe pune në të gjithë territorin dhe bashkë me ndërlidhësit dhe kryepleqtë po evidentojnë dhe shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork