/ATSH/- Rruga Tiranë- Elbasan vijon të mbetet e bllokuar, pas rrëshqitjes së një masivi dheu katër ditë më parë, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare të ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.

Burimet thanë se po punohet për heqjen e masivit të dheut të rënë mbi trupin e rrugës, por jo nuk do të hapet për qarkullim deri në saktësimin e plotë të shkaqeve të rrëshqitjes së dheut nga grupi i punës i ngritur pranë ministrisë së Transportit që ditën e shtunë.

Ndërsa bëhet e ditur se sot mund të ketë një raport zyrtar të grupit të punës mbi shkaqet e rrëshqitjes së masivit të dheut. Banorët, thanë burimet mbeten të evakuar për shkak të sigurisë së tyre. Sipas një vlerësimi paraprak dëmi i shkaktuar nga rrëshqitja e dheut llogaritet 70 milionë lekë.