Vijon transformimi te Parku i Liqenit/ Bashkia nis ndërtimin e molit të ri të varkave dhe kanoeve

Vijon transformimi te Parku i Liqenit/ Bashkia nis ndërtimin e molit të ri të varkave dhe kanoeve

Moli i liqenit artificial

Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin e bregliqenit në Parkun e Madh duke i dhënë jetë një tjetër projekti që synon një jetë të shëndetshme.

Pas ndërtimit të molit “Henry Dunant” pranë digës së Liqenit,  ka nisur puna për investimin më të ri, atë të shëtitores së re buzë liqenit dhe molit të varkave me e pa vela dhe kanoeve, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale.

Tre vite më parë një hapësirë e zënë nga lokalet dhe kioskat pa leje që sillnin edhe ndotjen e liqenit duke shkarkuar ujërat e zeza dhe plehrat, sot  është shndërruar në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lire, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

 Ky projekt vjen edhe si një kërkesë e qytetarëve që gjithnjë e më shumë frekuentojnë Parkun e Madh, për krijimin e mundësisë për të aksesuar vet liqenin nëpërmjet nëpërmjet varkave dhe lojërave të tjera ujore.

Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025