Në ndeshjen derbi Partizani-Tirana priten më shumë se 7 mijë tifozë në stadium. Burimë për Report TV bëjnë me dije se deri në orën 15:00 janë shitur 7 mijë bileta, ndërsa deri në momentin e nisjes së ndeshjes, që është në orën 18:30, pritet që ky numër të shkojë në afërsisht 8 mijë. Vitet e fundit derbi ka patur ulje të shikueshmërisë në stadium, ndërsa trendi duket se vijon edhe këtë sezon të ri. Partizani-Tirana është për javën e 6 të kampionatit është derbi i parë i sezonit.


Lajmi kryesor:

Sherr me flakadanë para derbit të kryeqytetit, sot në 18:30 sfida e 213-të Tirana-Partizani! 2 ekipet në situatë të vështirë, duan 3 pikë! Superliga rikthehet pas 3 javësh, Teuta 'blindon' kryesimin!