Vijon trendi ulës i rasteve të reja ditore dhe i viktimave me COVID/ Sot 422 të infektuar dhe 10 humbje jete! Shërohen 631 qytetarë

Vijon trendi ulës i rasteve të reja ditore dhe i viktimave me COVID/ Sot 422 të infektuar dhe 10 humbje jete! Shërohen 631 qytetarë

Foto ilustruese

TIRANË- Nga 1908 teste të kryera janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 422, një shifër kjo e ulët krahasuar me një ditë më parë. Edhe këtë të hënë trendi i rasteve të reja vijon të pësoj një ulje të lehtë, e ndërsa e njëjtë paraqitet edhe numri i viktimave. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 viktima, 4 më pak se një ditë më parë. Viktimat janë nga mosha 60-81 vjeç.

"Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë. 

Apeli i ministrisë së Shëndetësisë shkon për qytetarët që të mos ulin vigjilencën në respektimin e rregullave si edhe për bizneset që të respektojnë protokollet e sigurisë.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të festave të fundvitit ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskë mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik dhe higjenën personale. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka një apel për bizneset të respektojnë rregullat e vendosura në bare, restorante, dyqane dhe kudo ku ofrojnë shërbim për qytetarët. Stafet të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues dhe të respektohet distancimi fizik, për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve që marrin shërbim", përfundon Ministria e Shëndetësisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll. 

COVID-19 – Statistika (21 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 422
Të shëruar në 24 orë 631
Të shtruar në spitale 379
Humbje jete në 24 orë  10
Testime ditore 1908

Testime totale 240,623
Raste pozitive 53,425
Raste të shëruara 28,752
Raste Aktive 23,575
Humbje jete 1098

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 12865
Fier 1700
Durrës 1310
Shkodër 1317
Vlorë 1082
Korçë 1056
Elbasan 939
Berat 918
Lezhë 911
Gjirokastër 552
Kukës 488
Dibër 437

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ju qisha ropt: 21/12/2020 23:57

    Shtet kurve nxirrni persona te 3t e 4t kur te gjith e din se brilant martinaj e ka vrar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare