Varianti i ri i COVID-19, Brataj: Mutacionet që pëson virusi janë më të ngadalta! Masat e vendosura janë të arsyeshme, gjatë festave rritet përhapja e infeksionit (VIDEO)

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skndër Brataj tha se versioni i ri i koronavirusit që është shfaqur në Britani gjatë kohëve të fundit ka një rritje të infeksionit por jo të virulencës, pra dëmtimit që ajo shkakton në trupin e njerëzve. Sipas Brataj, mutacionet që pëson COVID-19 janë më të ngadalta se sa viruset e tjera, duke e bërë më pak shqetësues.

Ai thotë se momentalisht Shqipëria e ka vendosur nën kontroll përhapjen e koronavirusit ndërsa për masat e marra ditën e sotme ai thotë se kjo është e arsyeshme për shkak se gjatë periudhës së festave mund të rritet më shumë përhapja e infeksionit.

"Siç u komunikua përsa i përket masave bëhen përmes monitorimit të situatës në Shqipëri që është në gjendje stabël. Ka një kufizim të infeksionit dhe numrit të të sëmurëve. Po ta marrim me 2 javët e mëparshme është rreth 8-10% ulja e infeksionit. Numri i të sëmurëve për fatin e mirë është i ulët në periudhën e ditëve të fundit. Dalja e versioneve të tjera të koronavirusit në Britani. Akoma nuk ka siguri që këto mutacione se çfarë përcjellin. Ka një rritje të infeksionit por jo të virulencës, pra të dëmtimit që shkakton. Kjo na lë pak më të qetë por u mor masa sepse është një e panjohur që do të tregojë rezultatet më vonë. Përhapja e infeksionit gjatë kësaj periudhe festash është më e madhe ndaj dhe ndërmorëm masat e reja. Monitorimi i situatës do të bëhet. Njëherë në 2 javë bëhet ndryshimi i masave. Vlerësimi do të bëhet edhe para datës 4 janar. Nëse gjendja do të jetë nën kontroll, do të qëndrojnë në fuqi masat e mëparshme" - tha Brataj.

Ndërsa për lëvizjen e qytetarëve pas orës 20:30 për arsye emergjente dhe pune, Brataj deklaroi se lejet do të merren sërish përmes portalit e-albania.

"Ajo që kemi thënë është që në momentin që do të sigurohet vaksinë për Europën, do vijë dhe për Shqipërinë. Pozitive është fakti që po bën mutacione më të ngadalta se viruset e tjera edhe se vetë gripi. Nëse do jetë e nevojshme, do të jetë e thjeshtë ndryshimi i vaksinës. Çdo nevojë esenciale si për arsye shëndetësore apo dhe për punë, leja do të merret sërish përmes portalit e-albania" - tha Brataj.

Duke filluar nga data 24 dhjetor e deri më 4 janar, lëvizja e qytetarëve do të bllokohet që prej orës 20:30 deri në 06:00. Gjithashtu Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria ka bllokuar fluturimet drejt Britanisë për shkak shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit në vend.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike