Një situatë e pazakonshme i ndodhi një 20 vjeçari nga Leicester i cili vendosi të blejë pantallona xhinsi në një dyqan online, por habitet nga ajo çfarë i vjen.
George Riggall mbeti totalisht i zhgënjyer nga pakoja, edhe pse ai kishte bërë disa blerje edhe më parë në këtë dyqan, por ajo çfarë i kishte ardhur nuk ishte e zakonshme, pasi pantallonat ishin më të gjata se normale.
“Nuk e di kujt mund t’i bëjnë xhinse të tilla. Me siguri askujt” shkroi ai gjatë një postimi të fotove në rrjetet sociale.
Me sa duket ky rast nuk ishte i vetmi pasi, vetëm pak minuta me pas persona të tjerë postuan raste të ngjashme.
Redaksia online
(A.T/shqiptarja.com)