Vikena Kamenica koncert për festat e fundvitit në Korçë, artistja rikthehet pas dy vitesh shkëputje

Pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë, mezosopranoja Vikena Kamenica është rikthyer sërish në Korçë me koncertin e saj për festat e fundvitit.

E shoqëruar nga Banda Jazz Trio, për artdashësit Kamenica performoi një listë të gjatë  këngësh.

Teksa tregon për rikthimin, Vikena Kamenica tha se publiku i qytetit juglindor i jep shumë ngrohtësi.

“Më kishte marrë malli se pandemia na kishte shkaktuar shumë probleme. U krijua një hendek i vogël që nuk do ta doja kurrë dhe sidomos me Korçën nuk e dua kurrë shkëputjen. Vërtet është kënaqësi e madhe të jesh në Korçë”- u shpreh ajo.

Në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi, Vikena shoqërohej edhe nga dy artistët e rinj Martin Pano dhe Jasmina Dervishi.

“Publiku korçar ishte i mrekullueshëm. Më kanë përcjellë shumë emocion sot” tha Martin Pano

 “Publiku ishte shumë i ngrohtë, shumë aktiv. Në qoftë se është publiku kështu dhe ne e kemi më të lehtë përformancën”, tha Jasmina Dervishi

Koncerti festiv i Vikena Kamenisës vjen çdo vit në periudhën e Krishlindjes dhe Vitit të Ri, për publikun Korçar.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm