KORCE – Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar një viktimë në rajonin juglindor, e dyta në harkun kohor të tre ditëve. Një 76-vjeçar është gjetur i pajetë në qytetin e Korçës, si pasojë e temperaturave të ulëta që arrijnë në -12 gradë Celcius. Trupi i pajetë i Theodhoraq Dhembit u gjet i pajetë pranë shkollës “Ismail Qemali” në Korçë.
 
Sakaq tre ditë më parë nga temperaturat e ulëta ndërroi jetë 53-vjeçari, Muharrem Topçiu nga fshatrat e Devollit.

Ndërkohë, moti vijon të sjellë probleme edhe në qarkullimin e automjeteve.