Fëmija i cili humbi jetën sot në tërmetin në Kroaci është një vajzë në moshën 12 vjeçare, njoftimin e dha kreu i bashkisë së Petrinjës, Darinko Dumbović.
Tërmeti gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha në Sisak. Rrugët u shkatërruan, tubat shpërthyen dhe uji përmbyti rrugët dhe shtëpitë e zonës.
Ekipet e shpëtimit nga e gjithë Kroacia shkuan në Petrinja për të ndihmuar në kërkimin dhe shpëtimin pas tërmetit shkatërrues. Edhe kryeministri i vendit Andrej Plenkoviç tashmë ka arritur në vendngjarje.
Nakon snažnog potresa, ljudi su u Zagrebu izašli na ulice. Ovo je situacija ispred KBC-a Sestre Milosrdnice u Vinogradskoj. pic.twitter.com/0GPO2A50tJ
— TV N1 Zagreb (@N1infoZG) December 29, 2020
Lajmi kryesor:
Tërmet 6.3 ballë godet Kroacinë! 7 të vdekur, mbi 40 persona në spital Rama: Pranë me zemër, japim ndihmesën tonë! Basha: Lutjet e mia shkojnë për familjet e viktimave (VIDEO)










