Një 13-vjeçar humbi jetën në Londër, duke u bërë viktima më e re në moshë e koronavirusit në Britaninë e Madhe. Ismail Mohamed Abdulëahab, nga Brixton, vdiq i vetëm në Spitalin ‘King's College’. Ai u identifikua me COVID-19 një ditë pasi u shtrua në spital, ndërkohë sipas autoriteteve ai nuk kishte sëmundje të tjera të mbartura që mund të kenë ndikuar në humbjen e jetës së adoleshentit.
13-vjeçari shfaqi simptoma si kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje ku pasi u shtrua në spital u intubua menjëherë dhe më pas u fut në gjendje kome të induktuar, por fatkeqësisht vdiq sot në mëngjes.
Në një komunikim me Skype për Report Tv, gazetari shqiptar në Londër, Martin Kiri, foli për situatën në Londër, masat e marra, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe ndihmat e ardhura me mjekë nga Kina.
"Menaxhimi i situatës është i nivelit të duhur pavarësisht rritjes së infektimeve, dhe numri i vdekjeve ishte i parashikueshëm. Kemi një rast të një të riu 13-vjeçar, rasti më i ri në moshë qëkur ka filluar koronavirusi. Ka një mospërputhjes mes asaj që kërkon qeveria dhe asaj që kërkohet, pasi si shtet liberal e ka lënë në dorë të qytetarëve duke mos intervenuar në zbatimin e masave shtrënguese. Zbatimi është marrë seriozisht duke nisur nga distancimi social në rrugë e supermarkete. Është thënë të mos jene në grumbuj njerëzisht vetëm nëse janë pjesëtar të së njëjtës familje. Nëse i referohemi transportit publik që është i lejuar, pavarësisht se i reduktuar, bën që dyndja të jetë më e lartë. Ka një plan nga ministria e Shëndetësisë dhe është në ndërtim e sipër një spital i improvizuar në një qendër të madhe në pjesën lindore që ka kapacitet prej 4 mijë shtretërish. Numri i ventilatorëve ishte shumë i vogël, 8 mijë, por janë në prodhim tanimë edhe mijëra të tjerë që do të vihen në punë, sidomos me ndërtimin e spitalit të improvizuar.
Ndihma është e mirëseardhur nga vendet që kanë eksperiencë të mëparshme, duke nisur nga mjekët kinezë. Nuk ka informacion të detajuar se sa dhe si do të operojnë. Janë 381 vdekje, që në fakt është numri më i lartë i shënuar brenda 24 orëve, duke e çuar në total në 1789 viktima.
Është një virus i pabesë dhe nuk i dihet. Akoma shëndetësia po mundohet të zbulojë mënyrat e sjelljes së virusit. 13-vjecari nuk kishte ndonjë problem shëndetësor të mëparshëm dhe një ditë pasi u shtrua në spital rezultoi me COVID-19 dhe tani ka ndërruar jetë", tha Martin Kiri, gazetar shqiptar në Londër.
Në Britaninë e Madhe janë 25 150 të prekur në total, 1,789 të vdekur dhe 135 të shëruar.
Edhe Princi i Uellsit, Charles është identifikuar pozotiv me COVID-19. Sipas autoriteteve ai është në gjendje të mirë, ndodhey në izolim me simptoma të buta të sëmundjes së bashku me gruan e tij, Dukeshën e Cornëall Camilla, e cila megjithatë është testuar negative.