Viktima të shantazhit online?/ Sociologu Tushe: Nuk na morën në qafë rrjetet sociale, por kultura e mangët! Shkolla bën pak

Tirane- Tashmë jetojmë në kohën e rrjeteve sociale ku mundësia për të rënë pre e shantazheve bëhet gjithnjë e më e lehtë, sidomos fëmijë, adoleshentë, gratë dhe vajzat.

Në një intervistë për Report Tv, Sociologu, Gëzim Tushi kërkon rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë, sidomos të familjeve por dhe të shkollës për këtë ‘tumor social’ që është përhapur dukshëm dhe po kërcënon fort stabilitetin e shoqërisë tonë.

“Viktimë e këtij krimi të ri janë bërë sidomos vajzat, të cilat kanë pasur lidhje personale me elementë të caktuar të cilëve u kanë dërguar filmime, që janë përdorur më pas për qëllime monetare ose denigrim publik”

Tërheq vëmendjen dhe të institucioneve

“Ky fenomen jo vetëm nuk po dominohet as por nuk po diagnostikohet si duhet. Edhe strukturat e policisë apo të tjerat të ngarkuara janë të ndrojtura nuk e kanë forcën përballë këtij krimi”

 Por rregullimi duhet të nisë nga vetja.

“Viktimat e këtyre në radhë të parë janë për cështje personale. Për ti mbrojtur njerëzit tanë së pari duhet të mësojmë të mbrohen nga vetvetja. Vajza që kërkojnë të ekspozojnë në mënyrë të jashtëzakonshme hiret e tyre. Që kërkojnë të krijojnë atraksione për qëllime personale, të cilat nga motive erotike kthehen në motive kriminale, e bëhren pre e bandave të caktuara kriminale. Ne duhet të rregullojmë veten”

Por ngre zërin për shoqërinë dhe kërkon një rol më të fortë të familjes e shkollës.

“Nuk na morën në qafë rrjetet sociale, as interneti. Këto janë shpikje të kësaj epoke që nuk i shmangemi dot.  Të mos bëjmë si struci. Shoqëria nuk ecën si gaforre. Nuk të degjeneron teknika por kultura e mangët që kemi ne veçanërisht në edukimin e fëmijëve. Droga elektronike ka krijuar varësi të llahtarshme tek fëmijët. 

E para është familja. Ndërgjegjësimi i fëmijëve kërkon punë. Mjaft me metoda justifikuese e prindërve që nuk kanë autoritetin prindëror dhe nuk vendosin rregullat dhe kulturën e përdorimit të teknologjisë, rrjeteve sociale. Nuk bëhet as me kontrolle as dhunë, as rrahje, por me ndërgjegjësim. E ndërgjegjësimi i fëmijëve kërkon punë.  Shkolla bën pak, vetëm konstaton thotë se po na bezdisin celularët. Fëmijët këta janë, nuk presim të vijnë nga planet tjetër.  Metoda justifikuese e prindërve që nuk kanë autoritetin prindëror dhe nuk vendosin rregullat dhe kulturën e përdorimit të telefonave. Nuk ka një deus ex makina. Është një procesi vështirë dhe dinamik” thotë sociologu. 

Ndërkohë Tomi Kallanxhi bën thirrje përdoruesve të jenë të kujdesshëm për të mos shpërndarë të dhëna personale apo video personale me këdo në rrjetet sociale.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës