Policia e Shtetit ka organizuar aktivitete sensibilizuese në Ditën Botërore të Viktimave nga Aksidentet rrugore.
Policia i bëri thirrje që drejtuesit e automjeteve të nderojnë, me një minutë heshtje të dielën në orën 12:00, të gjithë ata që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore. Dhe kur kur akrepat e orës shënuan 12:00, drejtuesit e mjeteve fikën makinat dhe mbajtën një minutë heshtje.
Gjithashtu, policia ka shfrytëzuar këtë ditë edhe për të përcjellë mesazhe sensibilizuese me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në akset kryesore rrugore të vendit janë ekspozuar automjete të aksidentuara, për të përcjellë një mesazh të fortë drejtuesve të mjeteve se aksidentet marrin jetë njerëzore si dhe shkaktojnë lëndime të rënda.
Zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea tha se në 187 aksidente në vitin 2015, kanë humbur jetën 13 fëmijë, dhe nisur nga këto shifra ajo u bën apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Statistikat tregojnë se për një vit janë shënuar 13 viktima aksidentesh fëmijë. T'i sensibilizojmë fëmijët dhe prindërit të tregojnë kujdes me rregullat e qarkullimit. Ministria e Brendshme i bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që në orën 12:00 të fikin makinat në simbolikë të viktimave nga aksidentet", u shpreh Gjebrea.
Ndërsa zv/ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se është e nevojshme që të ndërtohen rrugë me sinjalistikën e duhur. "Fëmijët kanë në dorë të ndryshojnë sjelljen në rrugë. Fëmijët janë kritikë ndaj prindërve kur ata bëjnë gabime në drejtimin e automjeteve. I bëjmë apel Bashkive që në eksperiencën e bashkisë Tiranë të ndërtojnë rrugë për qytetarët, që të kenë të gjithë elementët e sigurisë dhe sinjalistikën e duhur", tha Nikolla.
Çako: Në 10 vjet, 3 184 viktima nga aksidentet
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në 10 vjet janë aksidentuar 21 500 persona, nga të cilët janë regjistruar 3 184 viktima. Ai apeloi për respektimin e rregullave dhe normave të qarkullimit rrugor. "Të ndërgjegjësohemi për ato jetë të humbura dhe të bëhemi më të vëmendshëm për të siguruar jetën dhe shëndetin", u shpreh Çako.
Për Drejtorin e Policisë Rrugore, Ardi Veliu, shkaqet e aksidenteve janë shpejtësia tej normave të lejuara, mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorimi i pijeve alkoolike dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore.
/Shqiptarja.com

VIDEO