Viktor Orban: Përparësi në zgjerimin e BE-së duhet t’i jepet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, jo Ukrainës

Viktor Orban: Përparësi në zgjerimin e BE-së duhet t’i jepet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, jo Ukrainës

Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi duhet të kenë përparësi në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe jo Ukraina, transmeton Anadolu.

Në një program në “Radio Kossuth”, Orban foli mbi çështjet kryesore ekonomike dhe gjeopolitike, përfshirë inflacionin, politikat e BE-së dhe qëndrimin e Hungarisë ndaj luftës në Ukrainë.

Duke kujtuar se liderët evropianë vendosën se Ukraina duhet të luftojë dhe në këmbim do të marrë një proces të përshpejtuar të pranimit në BE, Orban paralajmëroi se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës do të kishte pasoja serioze për ekonominë dhe fuqinë punëtore hungareze.

“Ajo do ta shkatërronte Hungarinë“, tha Orban në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale nga zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.

Kryeministri hungarez theksoi se Hungaria mbetet e hapur ndaj zgjerimit dhe se përparësi duhet t’i jepet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi.

“Serbia mund të pranohej nesër në mëngjes, gjë që do të sillte avantazhe të mëdha, veçanërisht për Hungarinë”, tha Orban, duke shtuar se këto vende të Ballkanit Perëndimor ndryshojnë ndjeshëm nga Ukraina për sa i përket pajtueshmërisë ekonomike dhe stabilitetit gjeopolitik.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 15/03/2025 07:06

    Po kur dote vjen Shqiperia e koruptuar ne radhe nuk ndegjohet nga askush ,or popull i ngrate a e shihni se sa ju don Evropa na konsiderojne te gjthve si kriminela ,trafikante ,hajduta etj,etj .

    Përgjigju
  • Regi: 14/03/2025 21:26

    Ka shume te drejte ky cpune ka Ukraina ne BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Lista e zezë e Trump, synon masa të rrepta udhëtimi për qytetarët e 41 vendeve

Lista e zezë e Trump, synon masa të rrepta udhëtimi për qytetarët e 41 vendeve