Rusia ka ngritur akuza ndaj Norvegjinë për militarizimin e Arkipelagut Svalbard, duke thënë se aktivitetet e fundit në këtë territor po minojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ka thirrur ambasadorin norvegjez në Moskë për të diskutuar këtë çështje të rëndësishme.
“Moska i ka kërkuar palës norvegjeze të heqë dorë nga çdo aktivitet që minon bazat ligjore ndërkombëtare të regjimit të Arkipelagut Svalbard,” thuhet në deklaratën e ministrisë.
![]()
Rusia ka paralajmëruar se vazhdimi i këtyre aktiviteteve mund të shkaktojë rritjen e tensioneve dhe mund të rrisë potencialin e konfliktit në territorin e Spitsbergenit, pjesë e Arkipelagut Svalbard.
Kjo akuzë vjen në një kohë të ndjeshme për marrëdhëniet ndërkombëtare, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në këtë zonë strategjike të Veriut./Reuters
A.Q/Shqiptarja.comKomente

