Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha shndërrohet në rezidencë artistësh! I pranishëm edhe Macron, Rama: Lëmë pas fantazmat e së shkuarës përmes lirisë së shprehjes

Vila e ish diktatorit Enver Hoxha do të shndërrohet në rezidencë artistësh. Transformimi i vilës së Enverit, u prezantua sot nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Emmanuel Macron. Ky transformim u mundësua nga fondacioni francez “Art Explora” dhe do të bëjë të mundur kthimin e kësaj vile në një qendër frymëzimi artistik. 

Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se qeveria nuk po tenton të fshijë të kaluarën por ta shndërrojnë nëburim energjisë për të nxjerrë në pah lirinë e shprehjes. 

‘Nuk arrinim ta largonim dikur fantazmë në hije. Ishin momente aktivitetesh, fantazma ishte atje dhe mund ta përdorin këtë shtëpi dhe mund të bëjnë të mundur një tip hakmarrjeje. Nuk po fshijmë të kaluarën, po e shndërrojmë në burim energjish për ta nxjerrë më mirë në pah lirinë e shprehjes, për ta konsideruar me më shumë respekt e admirim faktin e të jetuarit në një hapësirë lirie.’- tha Rama.

Ministrja e Kulturës tha se në vilë nuk janë bërë restaurime të plota pasi ka qenë dilema nëse kjo vilë duhej të ruhej si dëshmi e 50 vjetëve të rrëmbyera nga jetët e gjithë shqiptarëve.

Ajo ka përmendur një numër të madh artistësh të dënuar për shkak të artit dhe shndërrimin e kësaj vile në një rezidencë artistësh nga e gjithë bota, e konsideroi si dënimin më të keq të mundshëm, edhe për në botën e përtejme.

“Ne jemi të gjithë të paduruar ta perjetojmë kohën kur kjo vilë të mos quhet me “vila e Enverit”, por “vila e artit”, për të gjithë ne. Në këtë shtëpi paradoksesh, ne sot i hapim rrugën edukimit të brezit të ri me artin”, u shpreh Margariti.

Ndërtesa gjendet në qendër të Tiranës në lagjen që njihet si ish-Blloku, ku gjatë diktaturës komuniste 1944-1991 jetuan familjet e kupolës së njërit prej regjimeve më të egra të Lindjes. Hoxha e drejtoi Shqipërinë me dorë të hekurt derisa vdiq në vitin 1985, ndërsa pasardhësi i tij, Ramiz Alia ishte i fundit president që iku nga pushteti në të gjithë vendet e Lindjes pas rënies së “Perdes së hekurt”.

Pas vitit 1991, shtesa e re e ndërtesës që ishte bërë në vitin 1973, u menaxhua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe ka shërbyer për pritje zyrtare dhe aktivitete të ndryshme.  Pjesa e vjetër e saj funksionon aktualisht si biznes, hotel dhe restorant.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 17/10/2023 17:08

    Ajo vile ka qene gjithmon shteterore,thjesht u perdor per banim nga Enveri.Dallimi eshte se ju vilat dhe gjithe pasurite shteterore i privatizuat per vete.Transformimi i saj nga vile banimi ne galeri artistesh,le ti sherbej sado pak perhapjes me te mire te kultures tone,qe ne keto 33-vite eshte bere si pacavure.

    Përgjigju
  • Emigranti: 17/10/2023 15:47

    Uroj qe edhe kullat e pallatet tuaja te kthehen ne qendra per artiste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë