Admir Muarataj, grabitësi i vrarë nga policia në Rinas, pas grabitjes së rreth 10 milionë euro në pistën e avionit në aeroportin Nënë Tereza, ishte autor i grabitjes së bujshme në Qafë-Kashar pranë Rinasit. Aty u grabitën në mes të rrugës makinat e blinduara të kompanisë private që transportonte lekët e një banke të nivelit të dytë. Prej dy vitesh në kërkim, Murataj u vra nga policia dje në Rinas, në tentativë për tu arratisur pas grabitjes.

Por në 2017-ën kur disa pjesëtarë të grabitjes në Qafë-Kashar u arrestuan, policia zbuloi edhe luksin në të cilin jetonte Murataj.

Një vilë luksozë në Prezë, prej nga Murataj, me origjinë nga Tropoja, ruhej me kamera sigurie në çdo cep. A

dmir Murataj ishte koka e grupit. Më 3 dhjetor 2015 në Kthesat e Kasharit u grabitën rreth 3.5 milionë euro nga një prej blindave të shoqërisë së sigurisë.

Murataj ka qenë ende në kërkim edhe për organizimin e grabitjes së një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Admir Murataj ishte personi i vetëm që ka qenë në kërkim për grabitjet e mëhershme, ndërsa në burg gjendet dhe vëllai i tij Aleksandër Murataj.