‘Pranverë në Prezë’ është reportazhi i gazetarit Agim Pepa transmetuar sot në emision ‘Veri Jug’ në Report Tv. 

Një reportazh që sjell, bashkë me peisazhet e kështjellës së lashtë të kohëve ilire, edhe aromat e punëve të stinës në bujqësi. 

Ndalesë në kopshtin dhe arat e mbjella me grurë nga bujku 80 vjeçar Rexhep Limanàj dhe këshillat e agronomëve Adrian Muça dhe Agim Daci në ndihmë të fermerëve në punët e ditës.

Shqetësimi i bujkut Limanàj është koha e korrjes dhe hyrja në treg e grurit që vjen nga importi, me ndikim uljen e dëmshme të çmimit të grurit vendas.