Zbardhet dëshmia e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë në GJKKO.
“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.
Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes.
![]()
Në akt akuzë Prokuroria e Posaçme evidentoi se bashkëshortja e kryebashkiakut Ajola Xoxa në 6 vite kishte blerë online mbi 860 mijë euro veshje dhe bizhuteri, shpenzime të cilat nuk i ka deklaruar.
Në seancë prokurori pretendoi se të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 nga agjentët e BKH-së të cilët u shkuan në zyrë për ta shoqëruar më pas drejt bllokut të sigurisë në rrugën "Mine Peza' në Tiranë.
Lajmi kryesor:
GJKKO lë në 'arrest në burg' Erion Veliajn, 'detyrim paraqitje' për gruan e tij Ajola e 5 biznesmenë! Kryebashkiaku, prokurorit Dado: E ke personale, erdhe 2 herë për leje ndërtimi! Çohet tek paraburgimi i Durrësit
S.G/Shqiptarja.com
Komente


Drejtesia po vepron,nuk te arreston askush kot,Veliaj thot kam punuar dhe esht e vertet por nuk do te thot qe po punove do vjedhesh,gjith ato para te shpenzuara nga vijnë?!kta kan menduar se drejtesia nuk do veproj mbi ta meqense te gjith kanë banda qe i mbeshtesin per çdo gja,PL ka ma shumë kriminel,vjen PS e dyta PD ju kanë largu mqs ka shumë vite pa pushtet
PërgjigjuVilat ne lalez nuk kane asnje plaçke te shkreteve pronare sali e ilir, lirie e monika PO ÇAR DUHET ME THONE QE NUK JAN VILAT E TYRE.... harrova po ke vil mulit kan shku me kontrollu se besoj ndonje pal brek do ti gjenin dhe te ja faturonin atij vilen. O SPAK BEHU SERJOZ TA KANE DHENE LEJEN ME FUT NE BURG ÇIN TE DUSH TI POR JEPNI PROVA TE BESUSHME SE NUK DUHET SHUM ME JUA FUT GISHTIN ATY DHE OPA TE PA PUNE DIREKT
Përgjigjume kaq leke sa ke bere mer lal ja kishe shperndare pencionistave
PërgjigjuEshte shum e thjeshte ska nevojë për nervozizem. Deklarimin e pasurise noterial e ka bërë qe nga 2013 qoftë per vete qoftë per personal e alert (pra vjerri, vjerra, nëna, vellai). Tani me dysmen lekët e fiqve mbaruan. Vjerri ka patur një shtypshkronjë dhe një apartament. Llogaritë bëhen kollaj. Dhe mos harroni këtu po hetohen lekët e xhepit ato të derrkucit të vogël, kur ti hyjmë përqindjeve te flutura e gentit te kodra 2, dhe fluturat e ndertuesve të tjere atë herë del kush je dhe sa ke punuar dhe nëse ke punuar për njerëzit apo për vete
PërgjigjuDuhet të kishe punuar si Sali Berisha,Liri Berisha,Argita Berisha,Shkëlzen Berisha,të cilët kan vrar sa ka deshur,kan vjedhur sa ka deshur,dhe ja ku jan,asgjë si ka gjetur.
Përgjigjupo e kujt eshte vila o erion,,,kur aty jane plackat e tua,,,e vjehrres,,,edhe ajo me kursimet e jetes e bleu.hajde teater hajde.
PërgjigjuSeriozisht ??keto jane akuzat fustane e te kuq buzesh??Hajde spak hajde.
PërgjigjuKur dhe KY thote mallkuar qofte kush punon ne kete vend kuptohet pse iken shqiptaRet se kto si lejuan te punojne . Thuaja Rames pse iken shqiptaret
PërgjigjuTmerr cfare gjuhe barbare. Antikombetare. O Veloliaj o Mi pergjigju nese ke bere korrupsion. Kaq. Mos e zgjat o intrigant.
PërgjigjuKe te drejte lali. Kush punon ne kete vend eshte i mallkuar sepse i vidhet haku, mundi, djersa dhe dinjiteti, trajtohet si dele dhe si placke. Ketu te jap te drejte. Ti dhe kasta jote ma mesove kete me force.
PërgjigjuPo si eshte e mundur te tere keta politikanet i kan vjerrin ose vjerren me vila. Dhe me paturpesine me te madhe thone nuk jan tonat
PërgjigjuNëse ka dhënë leje ndërtimi jashtë hapësirave urbanistike apo nuk ka ndërhy në mbrojtjen hapsirës të qytetit por ka leju ndërtime msive qoftë edhe ato vertikale denim kapital
PërgjigjuPrape fajtor dukesh qe ben keto deklarata
Përgjigju