Emiljano Vila rikthehet në Greqi  te Kërkyra pas një viti thuajse të dështuar te Partizani. Lajmin për kalimin në Greqi të Vilës, Shqiptarja.com e konfirmoi një ditë para ndeshjes së kthimit me norvegjezët. Ndërsa sot është hedhur firma në kontratë.

Emiljano Vila ka firmosur për një vit me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër për rreth 150 mijë Euro. Ndërsa pas firmës u shpreh se “Falenderoj drejtuesit e klubit për besimin që kishin. Na pret një sezon i vështirë, por jam gati që të ndihmoj ekipin për arritjen e objektivave”tha ai. 
vila

d.b/shqiptarja.com