TIRANË-Në kohën e Rilindjes Italiane u realizuan shumë kryevepra boterore të artit, midis tyre edhe Vila "Tivoli", mbi themelet e një manastiri të rrënuar, duke e kthyer atë në një vilë tepër luksoze dhe madhështore. Ajo u zbukurua, duke u kthyer në një ndër kopshtet më komplekse dhe më të bukura të botës, kohët e fundit e listuar nga UNESKO, si një nga 31 qytetet më historike dhe artistike të Italisë. Fontana del Bicchierone, shatërvani Rometta, që është miniaturë e ulkonjës me Romulin dhe Remon, të rrethuar nga zambakë, përbëjnë shatërvanët më magjepës të parë ndonjëherë. /ATSH/
/Shqiptarja.com







