Vilat dhe pallatet, që dalin në komisionet hetimore

Vilat dhe pallatet, që dalin në komisionet hetimore

Foto nga komisioni hetimor për Inceneratorët

Prej disa javësh po funksionon rregullisht Komisioni Hetimor Parlamentar, për atë që opozita Basha e quan “skandali incineratorëve”. Pala opozitare ka hartuar një listë të gjatë emërore, me zyrtarë, administratorë, kryetarë bashkish, ministra, etj, të cilët po paraqiten në atë komision për tu pyetur në cilësinë e deklaruesit, dëshmitarit, apo personit që ka dijeni.

Por si në çdo komision tjetër, ajo ç’ka bie në sy, është kompleksiteti dhe tendenca inatçore e atij që drejton komisionin, përballë atij që ulet në karrike për tu pyetur, duke e trajtuar si “të pandehur”. Sikur të mos mjaftonte koha e humbur dhe kurreshtja e qytetarëve për të mësuar mbi gjitha pretendimet, akuzat dhe denoncimet e bëra nga opozita, edhe në Komisionin Hetimor të Incineratorëve, po shohim betejën e vilave dhe pallateve.

Po dëgjojmë se, kush ka vilë në Lalëz, pallat në ish-fushën e Aviacionit, se kush ka grabitur troje me letra fallco të gjyshit, dhe se kush ka rritur pasurinë 4 apo 8 vitet e fundit, me, dhe pa pushtet. Gjithë koha e paracaktuar nga Parlamenti, për ngritjen dhe hetimin e këtij “skandali” sipas opozitës, po harxhohet duke u marrë me “kunja dhe etiketime” personale.

Kryetarja e atij komisioni Jorida Tabaku, më tepër merr rolin e prokurores apo gjyqtares, ndërkohë që nxitimi për të marrë përgjigjen e duhur nga personat që pyeten, kthehet në debate personale. Pothuajse në të gjitha rastet, kur janë pyetur dëshmitarët, deklaruesit apo firmosësit e shkresa zyrtare që lidhen me projektimin dhe ndërtimin e incineratorëve,kryesuesja dhe komisionerët e opozitës, kanë humbur durimin, shkelur jo vetëm etikën por edhe rregulloren. Aktualisht politika shqiptare ka hyrë në ngërç, dhe diçka e madhe po “zjen”.

Dhe kjo konstatohet në zgjedhjet e përgjithshme, ato lokale, reformën zgjedhore, sistemin gjyqësor, në kushtetuese, në sallën e Parlamentit, etj. Kudo dëgjojmë vilat, pallatet, tokat dhe milionat e atyre që kanë konsumuar pushtet, dhe që janë në pushtet, përballë një armate të madhe njerëzish që shtyjnë muajin me asistencën ekonomike apo me pensione të pamjaftueshme mujore.

Seancat parlamentare, janë kthyer prej vitesh në gallata dhe arena betejash personale mes palëve politike. Shqiptarët akoma nuk po arrijnë të dëgjojnë nga të zgjedhurit e tyre në Parlament, mbi hallet, problemet, shqetësimet që kanë. Ata që kërkojnë “komisione parlamentare” dhe aq më tepër “hetimore”, janë deputetët më të pavotuar, janë më përfituesit e mandatit, janë më abuzuesit dhe më të pasurit e politikës. Sapo nisi sesioni i ri Parlamentar, opozita e sakatuar nga lufta e saj e brëndshme, nisi kërkesat për 3 komisione “hetimore”, dhe i vuri si kusht për miratimin e ligjeve themelore. Për çdo shqiptar dhe qytetar të ndershëm të këtij vendi, politika është kthyer sot në “strehë” për korrupsionin e atyre që duhej të ishin me kohë në burg.

Mandati i deputetit, dhe petku i “politikanit”po mban sot të paprekur nga ligji, të korruptuar, të lidhur me rrjete trafiku, politikanë që kanë kryer krime kundër njeriut, mjedisit, apo rendit kushtetues. Ata që bëjnë prej vitesh “paradën” e modës dhe pasurisë së paligjshme në sallën e Parlamentit, ish-pushtetarë dhe pushtetarë, duhet të ndjejnë pa asnjë vonesë peshën e ligjit. Ky popull, nuk u ka asnjë borxh “xhelatinëve të parfumosur” të politikës,përkundrazi u ka krijuar atyre më tepër mundësi abuzimi me votën e dhënë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ertoni: 22/02/2022 16:46

    Shum sakt Ajazi Vila pare pallate Keta dun burgun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë