Vildane Zeneli ka shprehur se shumica e performancave në ngjarjen e fundit muzikore “American Music Awards” ishin të mërzitshme.

Bukuroshja shqiptare e cila ka ndërtuar karrierën si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa së fundi e ka provuar veten edhe në këndim.

Dhe duke qenë se ka të bëjë me skenën e muzikës, ajo nuk ka ngurruar të kritikojë performancat e këtij viti në “American Music Awards” që u realizua të dielën.

“Urrej ta them këtë por, sinqerisht shumica e performacave të AMA ta shpifin!”, ka shkruar Zeneli në Twitter.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)