Villarreali fiton trofeun e parë europian në histori duke ngritur në qiellin e Gdanskut Europa League. Pas 120 minutave dhe plotë 22 penalltish të gjuajtura ekipi spanjoll shpërtheu në festë pasi mposhti Manchester United.
Festë e madhe edhe për trajnerin Unai Emery që e fiton Europa League për herë të katërt duke u bërë specialist i trofeut prestigjioz.
“Nëndetësja e verdhë” nuk shihej si favorite në finalen e Polonisë por pjesën e parë e mbylli në avantazh me golin e Gerard Moreno ndërsa anglezët e United barazuan në fillimin e pjesës së dytë me Edinson Cavanin.90 minutat dhe kohët shtesë u mbyllën në barazim 1-1 dhe drama e vërtetë ishte tek penalltitë.
U gjuajtën plot 22 të tilla ku u gabua vetëm një. Spanjollët u treguan të gjithë të saktë edhe portieri Rulli ndërsa nga United gaboi portieri De Gea dhe festa i takoi spanjollëve. Dështon United ndërsa Villarreal bën historinë e futbollit evropian duke fituar për herë të parë Europa Leaguen dhe sezonin e ardhshëm do luajnë në Champions./Përgatiti Andi Kapxhiu