Pas vdekjes tragjike të aktorit Paul Walker, prodhuesit e filmit “Fast and Furious” lanë në pritje përsa i përket datës se kur do të jetë gati filmi.
Por tanimë “Fast and Furious 7” e ka një datë, pikërisht me 10 prill të vitit 2015.
Ka qenë aktori kryesor i këtij filmi, Vin Diesel, i cili e ka bërë të ditur këtë gjë në rrjetin social “Facebook”.
Së bashku me këtë lajm ai kishte postuar edhe një foto me të ndjerin Walker të shkrepur gjatë xhirimeve të filmit.

“Skena e fundit që xhiruam së bashku” shkruan Diesel në diçiturën e fotos.
Filmi pritej të ishte gati në muajin korrik të viti 2014, por xhirimet e shtynë për shkak të vdekjes së Walker.
Walker humbi jetën më 30 nëntor gjatë një aksidenti të fortë me maiknë.
Investigatorët e ngjarjes ende po meren me detajet e aksidentit.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com