Vincenco Nibali fiton edicionin e 101 të turit çiklistik më të famshëm në botë, “Tour de France”. Nibali ngjit Italinë në majën më të lartë të podiumit të më të mirëve 16 vjet nga koha e Pantanit, ‘axurri’ i fundit që fitonte në “Tour de France”.
Vincenco Nibali zhvilloi një edicion fantastik duke treguar se e meritonte që të kalonte triumfator mbi Champs Elysse, nën hijen e kullës Eifel dhe të Harkut të Triumfit.
Nibali mbajti 16 etapa të veshur fanellën e verdhë, fitoi katër etapa, mes të cilave atë të Pirenejve duke treguar se është një çiklist i kompletuar. Fanellën e maloristëve e fitoi polaku Rafal Majka, ndërsa fanellën jeshile të sprintierit sllovaku, Peter Sagan.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com