Vinicius: Nëse racizmi në Spanjë nuk ndryshon, Kupa e Botës 2030 të luhet në vend tjetër

Vinicius: Nëse racizmi në Spanjë nuk ndryshon, Kupa e Botës 2030 të luhet në vend tjetër

Vinicius Junior

Vinicius Junior ka qenë në shënjestër të abuzimeve raciste në disa raste. Ylli i Real Madridit ka kërkuar veprime pas këtyre sulmeve, por reagimet nuk e kanë lënë të kënaqur.

Vinicius kohët e fundit foli për CNN lidhur me çështjen e racizmit në futbollin spanjoll dhe ai i bëri thirrje Federatës Spanjolle të Futbollit që ta mbrojë atë dhe viktimat e tjera.

“Nëse situata me racizmin në Spanjë nuk përmirësohet para vitit 2030, Kupa e Botës do të duhet të zhvendoset në një vend tjetër. Deri në vitin 2030, ne kemi një diferencë shumë të madhe për ndryshim.

Shpresoj që Spanja të mund të evoluojë dhe të kuptojë se sa serioze është të fyesh një person për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, sepse nëse në vitin 2030 gjërat nuk kanë ndryshuar, mendoj se duhet të ndryshojmë vendin e Kupës së Botës, sepse nëse një lojtari nuk ndihet rehat apo i sigurt duke luajtur në një vend ku mund të vuajë racizmin, atëherë bëhet shumë e ndërlikuar”, ka thënë Vinicius.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja