Vinicius zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit, çmimet e "Globe Soccer"! Dominon Real Madrid

Vinicius zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit, çmimet e

Vinicius Junior

DUBAI - Në Dubai u dhanë çmimet e "Globe Soccer" për futbollistët më të mirë të vitit dhe jo vetëm.

Fituesi i madh u shpall Vinicius Junior i Real Madrid, me sulmuesin brazilian që pas trofeut të FIFA  merr një tjetër çmim si lojtari më i mirë i vitit. Edhe pse Topin e Artë e fitoi Rodri i Man. Cityt, këtë herë Vini Jr. i kaloi të gjithë.

Çmimi për talentin e vitit shkoi për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal. Real Madrid u zgjodh klubi më i mirë i vitit, ndërsa Carlo Ancelotti mori vlerësimin si trajneri më i mirë. Florentino Perez mori çmimin si presidenti i vitit. Bellingham i Real Madrid u zgjodh mesfushori më i mirë duke bërë që "Galaktikët" të dominojnë këtë event.

Cristiano Ronaldo, pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, u vlerësua me çmimin si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme.

Me çmimin e karrierës u vlerësuan edhe disa legjenda të futbollit botëror si Del Piero, Rio Ferdinand apo braziliani Neymar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
Cristiano Ronaldo: Vinicius meritonte 'Topin e Artë'


Në ceremoninë e çmimeve "Globe Soccer" të zhvilluar në Dubai, Vinicius Jr i Real Madrid u shpall lojtari më i mirë i vitit 2024. Në këtë turne u vlerësua edhe Cristiano Ronaldo si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme.

Pas çmimit portugezi "ndezi sërish xixa" dhe tha se "Topin e Artë" më shumë e meritonte Vinicius, ndërsa trofeu shkoi për Rodrin e Man. City dhe u bojkotua nga Real Madrid.

“Topin e Artë e meritonte Vinicius, nuk ishte një vendim i drejtë për mendimin tim. Edhe Rodri e meritonte, por mendoj se këtë vit e meritonte Vinicius për golin në finalen e Ligës së Kampionëve. Kjo është arsyeja pse më pëlqen 'Globe Soccer Awards', prezanton çmimet në mënyrën më të ekuilibruar të mundshme”, tha Ronaldo.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Shkurt, 23:15

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Veliaj, ish-prokurori Karanxha: Ols Dado u emërua në kundërshtim me ligjin! Nëse ka konflikt interesi, të heq dorë nga dosja! ILD të vihet në veprim

Arrestimi i Veliaj, ish-prokurori Karanxha: Ols Dado u emërua në kundërshtim me ligjin! Nëse ka konflikt interesi, të heq dorë nga dosja! ILD të vihet në veprim