Baste sportive në celular, hetim pronarit të lokalit në Belsh, ja si funksion skema në paligjshmëri

Baste sportive në celular, hetim pronarit të lokalit në Belsh, ja si funksion skema në paligjshmëri

Foto ilustruese

Pronari i një lokali në Belsh është proceduar për organizim të lojërave të fatit, që janë të ndaluara me ligj dhe fshehje e të ardhurave. I proceduari është K. Q. 42 vjeç. Në lokalin e tij iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një celular me faqe sportive të hapura, ku kishin të vendosura biletat me ndeshje.

Si funksionon skema e basteve në paligjshmëri?
Një qytetar i zakonshëm që preferon bastet, e ka të pamundur të provojë 'fatin' nëse nuk është i lidhur me personat që mbajnë në "jetë" në paligjshmëri këtë biznes. Shumë pika bastesh të mbyllura, u 'kamufluan' si lokale të zakonshme, por nuk humbën klientët bastexhinj.

Personat në krye të kësaj skeme në të zezë, me një telefon të vetëm futen në faqet e huaja të basteve, të cilat në vendin tonë janë të bllokuara nga AKEP. Më tej, përmes një numri llogarie, qytetarët mund të vënë bastet.

Ndërsa në mungesë të të apasionuarve pas sportit që nuk kanë karta krediti, janë personat në krye të kësaj skeme, që u marrin paratë në dorë dhe i vënë bastet nga një kartë që përdorin masivisht për biznesin e tyre të paligjshëm. Kompanitë e transferta të parave dyshohet të jenë në vendet fqinje, ose shtete të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 25/06/2020 14:18

    O re gjith Shqiperia punon ne ket menyre!tani oligarket po pasurohen shum me teper se sa perpara,atehere kane paguar taksat,ndersa sot nuk paguajne gjo veç marin para dhe pasurohen ,gabimi I pa falshem I Rames!jane miliona para qe nuk shkojne ne arken e shtetit.per mendimin tim duhet te legalizohen qe parate te shkojne ne buxhetin e shtetit jo te oligarkeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)