Viola e "BB7", vajza polake pranon se është me kance

Viola e "BB7", vajza polake pranon se është me kance
TIRANE- Pas eliminimit nga reality show “Big Brother Albania 7” Violeta, vajza polake, ka pranuar atë që përflitej prej kohësh se ishte e sëmurë me kancer. “Ilaçet nuk kanë lidhje me sëmundjen time. Kam marrë disa ilaçe qetësuese kur më ka ngordhur qeni dhe vetëm atëherë. Më pas jam vizituar në Itali dhe doktoresha më ka thënë ‘më vjen keq ke kancer’. Kjo ka ndodhur 2-3 vite më parë. Normalisht unë u stresova dhe në Shqipëri erdha e bëra disa analiza të tjera. Ajo që kishte parë doktoresha në Itali ishte shenja e parë”, rrëfen Viola.

Ajo ka shtuar se pavarësisht diagnozës nga sëmundja, është përpjekur të përcjellë mesazhe plot pozitivitet.

“Dua të provoj të gjitha të mirat e jetës tani sepse nuk e di si do shkojë jeta ime. Pjesëmarrja në Big Brother nuk ishte për të harruar realitetin tim. Jeta është e shkurtër, çdo ditë jetojeni si ditën tuaj të fundit. E gjitha si aventurë ishte e bukur, edhe hyrja edhe dalja”, u shpreh Viola.

Ndërkohë sa i përket ish-të dashurit Viola ka rrëfyer se prej pak kohësh ishte ndarë nga një lidhje e gjatë 7-vjeçare, por thotë se ai nuk do ta braktiste në këto kohë të vështira.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos