Violinisti Olen Çezar sjell në
Shqipëri muzikën evropiane

Violinisti Olen Çezar sjell në <br />Shqipëri muzikën evropiane
TIRANE - Në qendrën për informim të selisë së Bashkimit Europian në Tiranë është hapur stina koncertore e verës së violinistit shqiptar me famë ndërkombëtare, Olen Çezari, dhe International Clandestine Orchestra, të titulluar “Muzikë pa Kufij”.

Ambasadori i BE ne Tirane, Ettore Sequi, ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtij koncerti që nisi sonte në orën 21:00 në kryeqytet dhe do të vijojë turin e tij në disa qytete të vendit. Sequi tha se muzika thyen kufinjtë duke bëre kështu një paralelizëm me aspiratën e Shqipërisë për t’u integruar në BE.

“Kjo lloj muzike, këto lloj këngësh që janë kompozuar në Europë, është shumë e rëndësishme që do interpretohen nga Oleni, një evropian i vërtetë. Oleni me talentin e tij ka kaluar kufij dhe është kthyer në një evropian të vërtetë”, tha ambasadori Sequi.

Ndërsa vetë violinisti tha se ndjehet “shumë i lumtur që m’u dha rasti dhe mundësia të organizoj këtë tour nëpër sheshet e Shqipërisë, gjë që e prisja me vite, sepse nëpër sheshe, më në fund, njerëzit e thjeshtë kanë mundësinë të afrohen dhe të shohin një spektakël, ta shijojnë, pa pasur problemin sa na kushton bileta. Kjo më jep mundësinë t’i jap njerëzve një vizion që, siç tha dhe ambasadori, është një vizion i lirisë”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt