Violinisti Tedi Papavrami feston datëlindjen me 3 sonatat e Beethoven në Tiranë (VIDEO)

Sonatat e Beethoven rikthyen virtuozin e violinës Tedi Papavramin para publikut shqiptar në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse. Së bashku me pianistin François-Frédéric Guy dy artistët përreth dy orë mbyllën sezonin artistik të Festivalit “Different Trains” me tre sonata të Beethoven, të dytën, të shtatën edhe të dhjetën.

Dëshira e Tedit ishte që nëpërmjet lojës së tij, të sillte për publikun shqiptar gjendjet e ndryshme emocionale, që ka eksploruar kompozitori i njohur nëpërmjet këtyre sonatave. Në sonatën e dytë, e cila vjen tek publiku sa në mënyrë lojcake, klasike,nuk mungon as  dhembshuria.  

Ndërsa, sonata e shtatë, ndonëse ka në qendër pasionin, aq sa rrëmben publikun, nëpërmjet lojës së Papavramit, arrin përtej dhimbjes njerëzore. Sikundër thotë edhe Papavrami është një lloj gëzimi i brendshëm i vazhdueshëm, dehës edhe fëminor. E kur të gjitha këto gjendje emocionale përcillen tek publiku më së miri, edhe për Tedi Papavramin (1971) datëlindja në skenë, është ndër më të bukurat, që ka kaluar në jetën e tij

 “Ndihem mirë, sepse sigurisht që koncerti të përqendron, por sigurisht që është gjëja më e mirë, për një datëlindje, që ta kalosh kështu, për mendimin tim”, shprehet Papavrami.

Sonata e dhjetë, sonata që është shkruar nga kompozitori në momentet më të vështira të jetës së tij, kur ai kishte humbur tërësisht dëgjimin ishte edhe më e vështira për Tedin, sepse pavarësisht se është mahnitëse për mesazhin edhe forcën, që kjo sonatë përcjellë, është e ndërlikuar për t’u interpretuar nga të dhjetat, por edhe më e vështira për t’u perceptuar nga publiku

 “Publikun e ndjeva të përqendruar, sepse e di, që është një vepër e vështirë”, thotë violinisti.  

Violinisti Tedi Papavrami do të kthehet sërish në Tiranë, për të luajtur edhe tre sonatat e fundit të Beethoven.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)