Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Serbi ditën e sotme, ku ai foli prerë dhe qartë për Kosovën e Pavarur, disa nga vipat e estradës shqiptare kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale.
E para që ka reaguar ka qenë këngëtarja Aurela Gaçe e cila e idealizon patriotizmin e saj me këto fjalë, “Nuk merrem me politike e i qendroj larg asaj.
Por sot u ndjeva mire nga politika, per here te pare.

Ne fjalimin e Kryeminstrit , ndjeva vendosmeri , edhe sypatrembje edhe m'u duk sikur ua leshoi nje tip "droni" atje .....ne momentin kur foli per Pavaresine e Kosoves, m'u duk sikur atje po fluturonte droni haha. ..keshtu m'u duk nga reagimi i pales tjeter. Duke përfunduar fjalën e saj me Kuq e Zi”.
Ndërsa Olta Gixhari ka reaguar nëpërmjet një fotoje ku shkruhet fjala e Kryeministrit, “Kosova është e pavarur dhe ky mbetet një realitet i pandryshueshëm”.
Të njëjtin reagim me të njëjtën foto si Olta Gixhari ka ndarë edhe gazetarja Albana Osmani në rrjetin e saj social Instagram me miqtë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com