Vipat urojnë “7 Marsin” online

“7 Marsi” dita kushtuar edukatorëve të brezave në vite dhe atyre të rinj që me përpjekjet e tyre përçojnë dijet duke i ndihmuar ata të ecin përpara në jetë kujtohet me nostalgji edhe nga vipat.

Ata kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të kujtuar mësuesit e tyre të parë, ata të gjimanzit por edhe të shkollës së lartë, duke i falenderuar për dijen që i kanë dhënë dhe duke i uruar këtë ditë të veçantë për to.



Orgesa Zaimi, reperi Big Basta, Emal Mamaqi, prezantuesja Arbana Osmani janë bërë pjesë e urimeve.

Arbana, e cila njihet tashmë për dashurinë e saj ndaj kuzhinës dhe gatimeve i ka kushtuar një kek nënës së saj, e cila përveçse një nënë e përkushtuar ka qenë dhe mësuesja e saj e frengjishtes.



Dita e 7 Marsit në Shqipëri është në përkujtim e nderim të hapjes së shkollës së parë shqipe rreth 127 vjet më parë, në 1887.




Ermali si gjithmonë është mjaft origjinal në postimet e tij.



(b.t/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Turizmi/A jeni të kënaqur me shërbimet dhe çmimet që gjeni në zonat turistike?



×

Lajmi i fundit

John

Tragjedi në Kroaci, autobusi me 60 pasagjerë nga Kosova del nga rruga, 10 viktima dhe mbi 30 të plagosur (FOTO+VIDEO)