Virgine Cauot, francezja që
kthehet 'Në Vendin e Shqiponjave'

Virgine Cauot, francezja që<br />kthehet 'Në Vendin e Shqiponjave'<br>
Galeria Kombëtare e Arteve do të hapë në një nga sallat e saj ekspozuese me datë 13 Tetor 2017, ora 18.00 ekspozitën “Në Vendin e Shqiponjave, 2015 – 2017”, të fotografes franceze Virginie Caquot. Ekspozita e Znj. Virginie Caquot organizohet nga Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me Z. Rezart Jasa, koordinator i marrëveshjes “Les temps forts entre l’Albanie et la France” në kuadër të shkëmbimeve kulturore Francë-Shqipëri.

Projekti, i konceptuar dhe realizuar nga vetë autorja, paraqet përmes 30 fotografive bardhë e zi të një formati të mesëm, një udhëtim pamor të artistes gjithkund nëpër Shqipëri gjatë periudhës shtator 2015 dhe korrik 2017. Ato kapin momente të jetës së përditshme të njerëzve, atmosferave dhe ngjarjeve.

Artistja shprehet se “Fotografia ime është kryesisht intuitive, e udhëhequr nga situatat e zakonshme të përditshme të hasura gjatë udhëtimeve. Gjithashtu përpiqem që ajo të jetë estetike, poetike apo e çuditshme, sepse është gjuha e shprehjes time, reflektimi i emocioneve të mia dhe pres që ajo të shprehë më shumë sesa unë mund të them me fjalë. Ajo është një dialog vizual midis meje dhe spektatorit. Është në dorën e tij të zbulojë këto momente nëpërmjet këndvështrimit tim. Në këtë ekspozitë unë i jap spektatorit vizionin tim për Shqipërinë sot.”

Virginie Caquot është një fotografe e pavarur franceze nga qyteti i Lilës. Ajo ka mbaruar studimet për Histori-Gjeografi dhe Zhvillim Social në Universitetin e Lilës, dhe fillimisht ka punuar si mësuese. Nga 2012, Virginie Caquot ju kushtua krejtësisht fotografisë me të cilën është marrë prej 20 vjetësh.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.