Virginie Caquot: Si na ndaluan
​në vitet ‘70 të vinim në Shqipëri

Virginie Caquot: Si na ndaluan<br />​në vitet ‘70 të vinim në Shqipëri<br /><br>
Rreth viteve 70, një çift francez dhe vajza e tyre 6-vjeçare, Virginie Caquot (Virgjini Kako) u ndaluan që të bënin një udhëtim turistik në Shqipëri. Vajza e vogël nuk e harroi kurrë  portën e ndalur dhe vjen pas shume vitesh në Shqipëri me një ekspozitë dedikuar vendit tonë në Galerinë Kombëtare të Arteve

Një ekspozitë me 30 fotografi bardhë e zi është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë nga fotografia franceze Virginie Caquot (Virgjini Kako). Ajo ka eksploruar për dy vjet rresht Shqipërinë dhe ekspozitën e saj e ka emërtuar “Në Vendin e Shqiponjave”.

 “Që në kontaktin e parë më ka pëlqyer Shqipëria. Kjo ekspozitë është një dialog vizual midis meje dhe spektatorit, të cilit i jap vizionin tim për Shqipërinë që është sot, por edhe për tradita e vendit.”, thotë Cauqot.  

Më tej Virgini Cauqot zbulon lidhjen e saj të veçantë me Shqipërinë

 “Udhëtimi im në Shqipëri ka filluar në mënyrë imagjinare në fillim të viteve 70, kur unë isha vetëm gjashtë vjeç. Prindërit e mi kishin vendosur të udhëtonin nëpër vendet e Ballkanit dhe shkuan në Greqi përmes Jugosllavisë. Gjatë këtij udhëtimi ata mësuan se të shkoje në Shqipëri ishte  ndalur. Ishte një vend i izoluar. Kjo ndalesë më mbeti gjatë në kujtesë, si një fabul që më ngacmonte që nga fëmijëria. Babai kishte bërë shumë fotografi nga ky udhëtim dhe nuk më është hequr kurrë nga mendja ndalimi i aventurës sonë në portat e një vendi që më ishte varrosur në kujtesë dhe që u shfaq përsëri vite më vonë, që ishte Shqipëria”, thotë Cauqot. 

Ekspozita fotografike e Virgini Caquot do të qëndrojë e hapur deri më 23 Tetor 2017.

Fotot e ekspozuara janë fragmente të seteve të ndryshme që fotografja ka bërë gjatë këtyre dy viteve rrugëtim. Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Rezart Jasan, koordinator i marrëveshjes “Les temps forts entre l’Albanie et la France” në kuadër të shkëmbimeve kulturore Francë-Shqipëri.

Në konferencën për shtyp drejtori i GKA, Artan Shabani vlerësoi fotografen franceze për senibilitetin që ka shprehur ndaj vendit tonë. “Kam kënaqësinë të falënderoj Virginie Caquot, për gjithë impenjmin dhe gjithë këtë punë që kanë bërë sëbashku me stafin. Fotografitë përcjellin realitetin e vendit tonë, njerzit, natyrën gjithëçka që ka ngacmmuar sytë dhe emocionet e autores”, theksoi Shabani.

[gallery]24251[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari