Stina e dimrit dhe temperaturat e ulëta kanë shënuar një shtim të rasteve me grip apo viroza të tjera. Mjekja infeksioniste, dr. Esi Duka thotë se gjatë kësaj periudhe qytetarët duhet të konsultohen me mjekun për shqetësimet që kanë dhe jo të marrin vetë medikamente në farmaci.

Duke qenë se periudha e ftohtë e vitit shoqërohet me viroza dhe të gripit, ka një një shtim të rasteve që mund të shoqërohen me komplikacione, prekje të sistemit nervor qendror apo forma të rënda të pneunomisë. Një pjesë e pacientëve paraqiten edhe në farmaci duke marrë medikamente pa konsultuar me mjekët. Duke marrë mjekim pa konsultim këta pacientë paraqiten në forma më të rënda në spital”, shprehet mjekja.

Më tej ajo shton se nga ana tjetër edhe vaksina kundër gripit është thelbësore veçanërisht për atga që vuajnë nga sëmundjet kronike.

“Vaksinimi rëndësishëm për ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, si hipertensioni arterial, diabeti etj”, shtoi ajo.