Të enjten e 26 marsit në Varshavë luhet sfida mes Polonisë dhe Shqipërisë në futboll, e vlefshme për gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026. Takimi është tek dhe do vendos se cila nga dy skuadrat do përballet me fituesin e çiftit Ukrainë - Suedi për të marrë një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës 2026.

Në kampin polak ka shqetësime përpara ndeshjes kundër Shqipërisë, ndërsa të sigurta janë mungesat e portierit Lukasz Skorupski (Bologna) dhe sulmuesit Adam Buksa (Udinese). Trajneri Jan Urban duhet të bëjë pa dyshen titullare. Adam Buksa ka luajtur 27 ndeshje me Poloninë, duke shënuar shtatë gola, ndërsa portieri Lukasz Skorupski ka qenë 20 herë në katërkëndëshin e portës.

Nga ana tjetër, Shqipëria nuk do ketë të gatshëm Rey Manajn, sulmuesin e Sivasspor në Turqi, i cili pësoi një lëndim në gjatë fundjavës. Veç tij, edhe Mirlind Daku vuan një lëndim, ndërsa Armando Broja u rikthye të shtunën të merrte disa minuta për Burnleyn në Premier League.