Të gjithë shtretërit në pediatrinë e Spitalit të Vlorës janë të zënë nga numri i lartë i vogëlushëve të prekur nga virozat dhe që kanë pasur komplikacionet.
“10 ditëshin e fundit të janarit numri i vizitave në pavionin tonë ka ardhur duke u shtuar. Në 48 orë e fundit numri i vizitave ka qenë rreth 80, përfshirë këtu edhe shtrimet që varion nga 20-25. Sot kapacitet total ka qenë i gjithë i zënë”, shprehet Rina Llanaj, pediatre.
Sipas krye-pediatres Rina Llanaj më të vegjlit nga 1 deri 6 muaj janë më të rrezikuarit.
“Më e prekur dhe më e rrezikuar është mosha nën 6 muaj. Kemi fëmijë që shtrohen nga 1 muaj deri në 6 muaj në reanimacion për shkak të uljes së oksigjenit, paraqiten me bronkolit akut që shoqërohet e ngushtim të rrugëve të vogla të ajrit”, vijon ajo.
Fëmijët e vegjël nën 2 vjeç kanë bronkiolite, bronkopenumoni, pneumoni ata pak më të rriturit paraqesin të vjella, çrregullime të tretjes etj.
Por, fluksi mund të menaxhohet thotë mjekja nëse prindërit nuk vijnë direkt nga shtëpia në spital, por të drejtohen tek mjeku i familjes apo pediatri i fëmijës.
“Duhet një filtër nga mjeku i familjes. Mirë është që pjesa me e madhe prindërve të paktën 3 ditët e para të marrin këshillat e nevojshme për menaxhimin e temperaturës me antiinflamatorë dhe nëse parametrat jetësore të shoqëruara me kollë, vështirësi në frymëmarrje mund të paraqiten në pavionin tonë. Ne kemi një fluks të tillë se një pjesë e tyre vijnë direkt nga shtëpia këtu”, thekson pediatrja.
Të ruhet qetësia nga prindërit këshillon mjekja. Paracetamol dhe ibuprophen janë kryesorët për 3 ditët e para me temperaturë shoqëruar me lëngje, supa dhe hidratim për të vegjlit, por në rast komplikacioni me frymëmarrjen apo shenja të shtuara prindërit të drejtohen tek mjeku.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Mars, 00:12
A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?
-
Po
68.4%
-
Jo
28.8%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 11313
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rezultatet e primareve të PD në Qarkun e Vlorës, deputetja Ina Zhupa më e votuara! Gjenerali Ahmetaj vetëm 46 vota
2 Mars, 11:27
-
“Midhja e Butrintit po ngordh”, kultivuesit në protestë! Derdhin kovën me midhje në mbledhjen e këshillin bashkiak (VIDEO)
1 Mars, 15:10
-
Vëzhgim në Roskovec e Vlorë/ Tonelata me vaj ulliri e raki mbeten stok! Fermerët: U bllokua eksporti, s' vijnë kompanitë italiane
1 Mars, 14:48
-
Vlorë, dhunuan punonjësin e 'Ilirian Guard' shpallen në kërkim edhe 2 të tjerë
1 Mars, 12:18
-
Vlorë/ Një në kërkim, tjetri në pranga, kamerat e sigurisë zbulojnë hajdutët e marketeve
1 Mars, 10:55
-
Vlorë/ Dhuna ndaj punonjësit të 'Ilirian Guard', policia nis hetimin ndaj 59-vjeçarit, 3 autorët e tjerë ende të paidentifikuar
28 Shkurt, 15:25
-
E rëndë në Vlorë, 12-vjeçarja bie nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë dhe plagoset! Niset drejt Spitalit të Traumës për mjekim, dyshohet se ra aksidentalisht
28 Shkurt, 14:32
-
Reshjet e shiut/ Masivi i gurëve bllokoi dje aksin Kuç - Qeparo, vijon qarkullimi normalisht
28 Shkurt, 08:25
-
Punonjësi i ‘Ilirian Guard’ dhunohet barbarisht gjatë orarit të punës tek Drejtoria e Tatimeve në Vlorë! Shqiptarja.com siguron denoncimin! Ngjarja u mbajt e fshehtë
27 Shkurt, 22:14
-
Vlorë/ Rruga Transballkanike burim aksidentesh, vendosen barriera për këmbësorët, investimi 24 milionë lekë
26 Shkurt, 16:57
-
Vlorë/ Theu arrestin shtëpiak dhe qarkullonte me makinë nëpër qytet, Rrugorja kap ‘mat’ dhe rikthen në qeli 21-vjeçarin! Ishte nën akuzë për drogë
26 Shkurt, 15:00
-
Vlorë/ Ishte shpallur në kërkim, arrestohet një person! Në pranga edhe 2 të mitur, i hapën llogari false në rrjetet sociale një 16- vjeçare
25 Shkurt, 15:34