Virozat e vjeshtës, mjekët rekomandojnë vaksinën anti-grip: Të merret nga personat mbi 65-vjeç, si edhe ata me sëmundje kronike

Vjeshta tashmë ka trokitur, periudhë që përkon me aplikimin e vaksinës anti-grip për grupet e popullatës më në risk siç janë të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël. Mjekja e familjes në qendrën shëndetësore nr. 6, Luiza Metani teksa rekomandon këtë targetgrup për t’u vaksinuar thotë se injektimi i vaksinës antigrip  do të nis nga fundi i muajit tetor.

“Zakonisht aplikohet në muajin tetor vaksinat antigrip që i rekomandojmë të gjithë personat mbi 65 vjeç dhe grupi i pare janë personat me sëmundje kronike. Është shumë e rëndësishme pasi ne duke iu referuar personave që vaksinohen me vaksinën antigrip e kalojnë shumë here më lehtë, jo sepse nuk kapin virozat e stinës, por e kalojnë shumë here më lehtë sesa pacientët që nuk vaksinohen”

Mjekja Metani thotë se virozat e stinës kanë shtuar ndjeshëm fluksin e pacientëve në poliklinikat e kryeqytetit. Temperatura e lartë, dhimbja e kokës dhe të vjellat janë vetëm disa prej simptomave  që shfaqen në mosha të ndryshme. Nga të dhënat rezulton se numri i vizitave ditore për një mjek shkon deri në 30.

“Virozat e stinës nga uljet e menjëhershme të temperaturave që paraqiten me temperature tè lartë, me dhimbje fyti , me  dhimbje koke , me djers dhe raste të rralla japin komplikacione. Grupmoshat më të prekura janë fëmijët mè pak se 5 vjeç, të rriturit mbi 65 vjeç dhe pacientët që janë me imunitet të ulët, me sëmundje kronike, me sëmundje të zemrës, me sëmundje të pulmones , të  veshkave e të mëlçisë

Gjatë kësaj periudhe mjekët apelojnë që personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët duhet të bëjnë kujdes për shkak të ndryshimit të shpeshtë të temperaturave.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale