Virozat mbushin pediatrinë e
Elbasanit, 200 raste në ditë

Virozat mbushin pediatrinë e<br />Elbasanit, 200 raste në ditë<br>
Virozat mbushin pavijonin e pediatrisë në Elbasan. Mbi 200 raste në ditë trajtohen vetëm nga një mjek specialist, kjo për shkak të shmangies së mjekut të familjes. Me uljen e temperaturave rastet e fëmijve të prekur nga virozat janë shtuar ndjeshëm.

Luhatja e temperatrave dhe frekuentimi i ambieneve me shumë njerëz, ka bërë që numri i të prekurve të shtohet çdo ditë. Vatrat që më shumë shpërdahen virozat janë, çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Për shefen e Pediatrise së Elbasanit, rastet vijnë me temperature të lartë dhe të vjella. Me uljen e temperaturave në ditët e fundit numri është dyfishuar.

Këtë javë është rritur shumë numri i vizitave. Numri mesatar ka qenë 150 dhe ka arritur deri në 200 në fund-javë. Rastet që paraqiten me bronko-pneumoni, me bronkiloite me aztma, me otite ne I shtrojmë në spital, rastet e tjera marrin ndihmën e urgjencës dhe paraqiten më pas pranë mjekut të familjes” – u shpreh Irena Palloshi, shefe në këtë pediatri.

Shefja e pediatrisë shprehet se shqetësimi më i madh mbetet shmangia e mjekëve të familjes, kjo ka sjellë edhe vështirësi në manaxhimin e situatës, pasi në spital vizitat kryhen vetëm nga një mjek specialist.

Do t’i bëja thirrje qytetarëve, ju lutem paraqituni pranë mjekëve tuaj të familjes. Sepse duke ardhur direkt në spital, me raste si temperaturë 37.5, këto janë raste që duhet ta evitojnë spitalin, sepse fëmijët duhet të rrijnë në ambienbte sa më të pastra. Duhet të shmangin njerëz që kanë rrufë, apo viroza të stinës. Duhen evituar rastet që të mos ketë kryqëzim të infeksioneve nga më i madhi te më i vogli” – tha shefja e pavionit

Pëdiatria e Elbasanit mbulon me sherbim qytetin e Elbasanit dhe njësitë adminiatrative. Por vetëm në rastet kur situata paraqitet më serioze dhe ka nevojë për shtrim, por jo të shmangen mjekët e familjes.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Përmet/ Po fotografonte natyrën, turistja gjermane bie nga ujëvara, plagoset rëndë në kokë! Transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë

Përmet/ Po fotografonte natyrën, turistja gjermane bie nga ujëvara, plagoset rëndë në kokë! Transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë