Më herët një virozë e thjeshtë stinore kalohej lehtësisht pa shqetësime të mëdha. Tashmë për shkak të frikës së COVID dhe varianteve të këtij virusi, që në simptomat e para qytetarët drejtohen tek mjeku i familjes.
"Kemi pacientë që na paraqiten me rrufë, me kongjestion nazal, me kollë, me dhimbje fyti. Të gjitha raste e dyshuara i nënshtorhet tamponit. Shumica e rasteve janë virozat që qarkullojnë. Kemi diku tek 30 vizita në ditë maksimumi" - tha mjekja e familjes Ursina Hajdini.
Rezultati pozitiv, shpesh i bën qytetarët të harrojnë procedurat që duhen ndjekur tek mjeku i familjes, për të mos u penalizuar për mungesën në punë.
"Që të pajisen me raportin e paaftësisë së përkohshme në punë duhet ta kontaktojnë mjekun që në fillim të simptomave ose nëse nuk ndodhë kjo gjë dhe drejtohet fillimisht në sektorin shëndetësor privat, ta kontaktojnë në momentin e parë që diagnostikohet. Nëse nuk e kontakton dhe e kontakton më vonë kur ka mbaruar periudhën e karantinës dhe të sëmundjes gjithsesi nëse ai sjell dokumentacionin përkatës, ka rezultuar pozitiv me një test tampon apo rapid test në një laborator të certifikuar, mund të pajiset me vërtetimin që ka kaluar COVID. Mbulohet nga vërtetimi dhe paguhet 100%" - tha mjekja e familjes Ursina Hajdini.
Krahas vizitave në Qendrat Shëndetësore vijon dhe procesi i vaksinimit.
"Kemi një interes të shtuar për dozat e treta duke qenë se ajo kategori që ka kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së parë dhe të dytë janë grupmosha kryesisht mbi 60 vjec, janë pacientët me patologji" - tha mjekja e familjes Ursina Hajdini.
Në javët e fundit në Shqipërisë ka pasur një stabilitet në rastet e konfirmuara me COVID-19, por po preken më së shumti edhe moshat e reja.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.9%
-
Pak
9.1%
-
Aspak
75%
Vota total: 164
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim imunitetin në sezonin e virozave, a duhet të përdorim suplemente apo ushqime të pasura me këto vitamina?
27 Tetor 2024, 15:00
-
Fluks në spitalet e vendit/ 300 fëmijë në ditë në pediatri! Apeli i Mjekes: Vaksinohuni ndaj gripit
24 Janar 2024, 12:28
-
Gripi/ Fluks në urgjencën e Gjirokastrës! Mjekja: Disa të moshuar janë shtruar në spital me komplikacione
19 Janar 2024, 16:06
-
Mbi 13 mijë të prekur nga gripi e virozat në javë! Ekspertët: Ka një trend në rritje, por jemi larg epidemisë! Ja simptomat
15 Janar 2024, 16:23
-
Gripi mbush urgjencën e Fierit, mjeku: S’ka vend për panik! Ja masat që duhet të merrni
15 Janar 2024, 14:29
-
Gripi prek masivisht fëmijët dhe të rriturit në Elbasan, qindra persona çdo ditë në urgjencë! Pediatrja: 100 të mitur vizitohen çdo ditë, 45 të shtruar
10 Janar 2024, 19:34
-
Virozat e stinës, fluks i shtuar në spitalin e Beratit, mjekët: Kemi mbi 130 vizita në ditë në urgjencë dhe 100 në pediatri! Rastet e rënda i çojmë në Tiranë
9 Janar 2024, 15:22
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Vlorë/ Gripi e virozat, shtohet fluksi në qendra shëndetësore! Apeli i mjekut: Bëni vaksinën!
25 Tetor 2023, 16:08
-
Virozat në Elbasan shtojnë fluksin në urgjencë, çdo 24 orë kërkojnë ndihmë mbi 170 qytetarë
19 Tetor 2023, 19:25
-
Mbi 160 pacientë kërkojnë ndihmë në urgjencën e Kukësit, virozat në rritje! Shkak luhatjet e temperaturave
16 Gusht 2023, 15:42