Virtuozi shqiptar Vlorent Xhafaj në tri projekte madhore të “La Scala-s”! Violonçelisti: U thirra nga Orkestra e Teatrit, është përgjegjësi!

Vlorent Xhafaj-n, e takojmë një ditë para nisjes për në Milano...   Pas provave gjenerale në Teatrin e “La Scala-s”, për produksionin “Fedora”, është shkëputur për të promovuar në Shqipëri, më të mirën e muzikës klasike...

Rivënia e operas së Umberto Giordano-s këtë të shtunë, që këtë vit shënon 9 dekada pas debutimit në këtë skenë përbën një moment kulminant në kalendarin e teatrit të “La Scala-s” ... e kjo ngjarje artistike e gjen violonçelistin e njohur si concertino të violonçelave.

“ U thirra nga Orkestra e “La Scala-s”, për mua është hera e parë në këtë teatër! Është përgjegjësi që të jesh lideri i një grupi të tillë, por shpresojmë që të shkojë mbarë!”, thotë Xhafaj.

 

Virtuozi ka interpretuar në skenat më prestigjioze, por bashkëpunimi me Orkestrën e teatrit të La Scala-s vjen për herë të parë. E madje siç rrëfen, krahas operas “Fedora”  që zgjat deri në 3 nëntor, po në këtë fundvit, i është kërkuar të bashkëpunojë edhe në dy produksione të tjera po aq madhore.

“Është edhe opera e autorit kontemporan Thomas Ades. “The tempest” nga Shekspir, por vepra është e re dhe kompozitori është edhe dirigjent i saj. Do të jenë 16 shfaqje të këtij produksioni. Dhe pastaj është një koncert sinfonik që luan orkestra me dirigjentin Daniele Gatti. Sinfonia nr.3 e Gustav Malher që do të shfaqet nga 9 në 12 nëntor”, thotë violonçelisti.

 

Instrumentistë, këngëtarë a dirigjent, përgjatë këtyre muajve Xhafaj ka sjellë në vendin tonë emrat më të njohur të muzikës klasike, jo vetëm përmes Different Trains, por edhe duke i dhënë Orkestrës së Rtsh-së, mundësi më të mëdha të shkëmbimit kulturor. Por si ndihen artistë si Tedi Papavrami a Elbenita Kajtazi pasi interpretojnë në skenën shqiptare?

“Në fillim pavarësisht se kanë dëshirë hezitojnë pak, pastaj të gjithë largohen të lumtur edhe nga ngrohtësia e muzikantëve shqiptarë si dhe publikut, e duan të rikthehen sërish”, rrëfen Xhafaj.

Pa harruar Shqipërinë, janë të shumta skenat ndërkombëtare ku do të interpretojë në muajt në vijim mes të cilave edhe Opera e Parisit.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël