Një vaksinë eksperimentale për të luftuar virusin Ebola e ka kaluar testin e sigurisë dhe mund të ndihmojë sistemin imunitar për të luftuar virusin që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht në Afrikën Perëndimore.

Sipas shkencëtarëve të Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetësisë, 20 vullnetarë të ndarë në 2 grupe me doza të ulëta dhe të larta vaksine, nuk pësuan asnjë efekt anësor si dhe në trupat e tyre u prodhuan anti-trupa bazuzar në sasinë e injektimit të dozës.

Eksperimenti i nisur që më 2 shtator do t’i monitorojë vullnetarët për 48 javë, por përgjigja imune e deritanishme jep të dhëna se ajo do të jetë efektive. Vullnetarë të moshës 18-50 vjeç tek të cilët janë injektuar doza vaksine janë zhvilluar anti-trupa brenda 4 javëve.

Hulumtuesit i kanë cilësuar këto rezultate premtuese, por paralajmëruan për sfida të mëdha përpara se vaksina të bëhet efikase. Vaksina eksperiemntale është duke u prodhuar nga gjigandët farmaceutikë britanikë GlaxoSmithKline. Kompania thotë se mund të prodhojë 1 milion doza në muaj deri në fund të vitit 2015.




Redaksia Online
(shqiptarja.com)