Studimi i botuar në Revistën Mjekësore Britanike Lancet për Sëmundjet Infektive thotë se numri aktual i vdekjeve mund të jetë i lartë deri në 575,000 persona. Studimi i udhëhequr nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se numëri zyrtar u vdekjeve u bazua vetëm në rezultatet laboratorike. Sipas studimit shumë viktima të gripit të derrit kanë jetuar në vende ku nuk ka laboratorë mjekësore.
Studimi gjithashtu thotë se virusi i gripit të derrave jo gjithmonë mund të zbulohet pasi viktima vdes. Shkencëtarët thonë se 51 për qind e vdekjeve të gripit të derrit kanë ndodhur në Afrikë dhe Azinë Juglindore.
Marre nga Voa
(sg.shqiptarja.com)